E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Dell Te gjithe qytetaret e Kosoves kane te drejten te votojne

Ne Prishtine ambasadori i Shteteve te Bashkuara Kristopher Dell tha sot se te gjithe qytetaret kane te drejte te marrin pjese ne votime dhe se prania nderkombetare po ben perpjekje per te siguruar pjesemarrjen ne votime edhe te qytetareve ne veriun e banuar me shumice serbe. Ai i beri keto komente ne diten e dyte te fushates per zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ne Kosove ne te cilat mbetet pikepyetje nese do te marrin pjese edhe votuesit serbe ne veri.

Ambasadori amerikan ne Prishtine Kristopher Dell tha sot se mekanizmat nderkombetare po punojne ngushte me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te siguruar kushte per pjesemarrjen ne votime te te gjithe qytetareve te Kosoves perfshire edhe ata ne veriun e banuar me shumice serbe. Ai i beri keto komente gjate nje vizite ne Komisionin Zgjedhor per Ankesa duke shprehur bindjen se keto zgjedhje do te pershkohen me me pak probleme sesa ne te kaluaren. Ai beson se do te krijohen mundesi qe ne zgjedhje te marrin pjese edhe pjesetaret e komunitetit serb ne veriun e Kosoves.

Te gjithe qytetaret e Kosoves meritojne te drejten per te hedhur voten e tyre. Disa mund te zgjedhin te mos e bejne nje gje te tille por te gjitha duhet te kene mundesi te barabarta per te zgjedhur udheheqesit e tyre tha ambasadori Dell duke komentuar njoftimet se strukturat e mbeshtetura nga Beogradi ne veri do te pengojne pjesemarrjen e serbeve ne to.

Perfaqesuesit e serbeve ne veri kane kundershtuar pjesemarrjen ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ndersa ne pjesen tjeter te Kosoven tete subjekte politike nga radhet e komunitetit serb jane regjistruar per te marre pjese ne zgjedhje. Organizimi i ketyre zgjedhjeve ne nje kohe te shkurter ka nxitur shqetesime per rrjedhen e tyre por ambasadori Dell tha sot se po behen perpjekje te mira per te siguruar nje proces demokratik. Ne kete kuader ai e vleresoi me rendesi punen e Komisionit per Ankesa.

Ka nje fjale ne Shtetet e Bashkuara qe thote se drejtesia e vonuar eshte drejtesi e munguar prandaj eshte me rendesi qe te kete nje komision te pergjegjshem e te forte qe do te gjykoje ceshtjet qe mund te ngrihen gjate zgjedhjeve tha ambasadori Dell i bindur se nuk do te perseriten paqartesite e se kaluares.

Ne Kosove sot po zhvillohet dita e dyte e fushates dhjetediteshe per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit ne te cilat 29 parti politike me rreth 1 mije e 300 kandidat konkurrojne per tu perfshire ne parlamentin 120 vendesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›