E Diel, 1 Nëntor 2026

Mberrin ne Tirane ambasadori i ri amerikan Aleksander Arvizu

Ne Tirane mberriti sot ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara Aleksander Arvizu i cili pason ne kete detyre ambasadorin John Uidhers.

Ne komentet e tij te para sapo mberriti ne aeroport duke pershendetur ne shqip ambasadori Arvizu tha se ishte shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa para-ardhesve te mi te jashtezakonshem qe kane qene ne Shqiperi 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve mes dy vendeve duke kujtuar pararendesin e tij ambasadorin Uidhers por edhe shume te tjere para tij theksoi ai.

Ambasadori Arvizu theksoi se Shqiperia po vazhdon marshimin e saj te pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euroatlantike duke shtuar se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›