E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi socialistet zyrtarizojne oferten per zgjidhjen e ngercit mbi hetimin e zgjedhjeve

Ne Shqiperi socialistet vendosen sot te zyrtarizojne permes nje propozimi te shkruar qe e dorezuan ne parlament oferten e tyre te fundit per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit te vitit 2009 ku ata nuk kerkojne asnje verifikim te fleteve te votimit.

Propozimi i socialisteve ishte bere publikisht prej gati dy javesh nga kryetari socialist Edi Rama i cili me pas i dergoi edhe nje leter kryeministrit Sali Berisha. Por shumica e drejtuar nga zoti Berisha kembenguli qe ta kishte me shkrim kete propozim pasi ne oferten e meparshme flitej per nje hetim te pakufizuar.

Sot deputetet socialist kane dorezuar projektin per ngritjen e komisionit hetimor dhe kane modifikuar pikerisht kete pike. Ne propozimin e tyre thuhet se hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se komisionit do te bazohet ne materialet dokumentat ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimt qe gjenden ne kutite e votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 e kodit zgjedhor.

Procesi i hetimit propozojne socialistet do te perfshije dokumentacionin qe gjendet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet komisioni qendror i zgjedhjeve ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te komisionit hetimor.

Nese per gati dy jave palet u moren me anen formale tanime ato do te jene te detyruara te ulen per te diskutuar mbi kete propozim. Ndonese beteja e socialisteve nisi me kerkesen per fletet e votimit ata bene disa leshime per te arritur ne kete pike duke shpjeguar se nuk behet fjale per deshtim por per nje terheqje me synim qe ti jape fund krizes se gjate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›