E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce kerkohet dy vjet burg per kryetarin e Omonia-s

Prokuroria e Korces kerkoi dy vjet burg per kryetarin e organizates se pakices greke Omonia ne kete qytet . Ai akuzohet per dhunimin e varrezave ne fshatin Boboshtice ku pak kohe me pare u ngrit nje memorial i paligjshem.

Pas hetimeve gjyqesore Prokuroria e Korces kerkoi  ne pretencen e saj dy vjet burg per kryetarin e Organizates lokale te pakices greke Omonia ne qytetin e Korces. Naum Disho akuzohet  per dhunimin e varrezave ne fshatin Boboshtice  te Korces ku pak kohe me pare u ngrit nje memorial i paligjshem.

Ne perfundim te hetimeve prokuroria ka kerkuar edhe nje vit burg per sejcilin nga dy punetoret qe betonuan zonen ne brendesi te varrezave  te vjetra te fshatit Boboshtice te Korces.

Sipas burimeve zyrtare te Prokurorise se Korces nga hetimet eshte vertetuar dhunimi i varrezave te fshatit Boboshtice gjate hedhjes se betonit per ndertimin e memorialit. Prokuroria tha se gjate hetimeve ne zonen e ndertimit  ishin verejtur eshtra te  banoreve qe preheshin ne varrezat e vjetra te fshatit.

Organi i akuzes ne Korce ka pohuar se  punimet nuk kane pasur leje nga komuna dhe ndertimi i memorialit ka qene i paligjshem. Kryetari i Omonias ne Korce pritet te mbrohet permes avokatit te tij lidhur me pretencen e prokurorise nderkohe qe vendimi nga gjykata lidhur me denimin pritet te merret javen tjeter.

Dhunimi i varreve ne fshatin Boboshtice kishte ngjallur vitin e shkuar  reagime te forta ne shtypin shqiptar. Banoret e fshatit reaguan pasi  ndertimi i nje platforme  betoni qe do te kthehej ne memorial  per  nder te dy ushtareve greke te vrare ne vitin 1941 ne varrezat e fshatit te tyre kishte dhunuar varret e vjetra.

Disa kohe me pare nje ngjarje gati e ngjashme kishte ndodhur ne nje fshat te Permetit ku zhavrrosja e eshtrave te ushtareve greke te vrare ne Luften italo-greke ne territorin shqiptar kishte demtuar varrezat e vjetra te banoreve.

Ngjarje te tilla kane nxitur edhe deklaratat dhe reagimet e Tiranes dhe te Athines zyrtare por diplomacite e te dy vendeve kane tejkaluar efektet qe ngjarjet kane pasur ne opinionin publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›