Ambasadori Gonzato: Pa transparencë në financimin politik, s’ka besim në proceset zgjedhore

Në fjalën e tij në konferencë mbi sfidat e financimit politik, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato deklaroi se pa transparencë në financimin e partive politike, nuk mund të ketë besim në proceset zgjedhore. Teksa përsëriti mbështetjen e pakursyer të BE-së në përpjekjet e Shqipërisë për fuqizimin e integritetit zgjedhor, nxitjes së transparencës e llogaridhënies, Gonzato theksin se, pa besim në zgjedhje, nuk ka besim në institucione demokratike.
“Gjatë viteve, BE-ja ka mbetur një partner i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të fuqizuar integritetin zgjedhor, duke nxitur transparencën, llogaridhënien dhe përdorimin e sigurt të përgjegjshëm të teknologjive digjitale”, deklaroi ambasadori.
/rtsh.al/