E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori OSBE në Fier, Bosch: Pajisuni me karta

"Pajisja e qytetarëve me karta nuk është thjesht pjesë e një procesi elektoral për zgjedhje të pakontestueshme”. Komenti vjen nga ambasadori i OSBE Bosch gjatë një vizite në Fier, ku pati takime me krerët vendorë rreth ecurisë e procesit. 

FIER- Mbarëvajtja e procesit të aplikimit për kartat e identitetit ka çuar në Fier ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Robert Bosch. Gjatë kësaj vizite diplomati Bosxh është takuar me prefektin Shanin Bejtaj dhe kreun e Bashkisë së qytetit Baftjar Zeqaj. Qarku i Fierit sipas Bosxh është një nga qarqet më të mira në drejtim të aplikimeve të kartave të identitetit, ndërsa dublimi i emrave në lista është një fenomen që po shkon drejt normalizimit.
“Unë nuk do ta quaja qarkun e Fierit një qark problematik në lidhje me kartata. Nëse e quani të tillë i referoheni problemeve të së shkuarës. Unë mund të them se qarku i Fierit është një nga qarqet që po ecën më mirë në krahasim me qarqet e tjera. Dublikimi i emrave është zgjidhur si çështje që nga momenti që sistemi është vendosur dhe funksionin, ndaj është një çëshje që i përket të kaluarës”- u shpreh Ambasadoti i OSBE-së në Tiranë Bosxh.
Ambasadori Boszh u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë interes maksimal për pajisjen me kartat e identitetit. “Ata persona të cilët nuk kanë pasaporta duhet të aplikojnë për kartën e identitetit. Ka dy vendime qeverie të cilat janë marrë për të ndihmuar personat të cilat nuk kanë paspaortë”- tha Boszh. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›