E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit, rrëzohet kontenieri, plagoset punëtori

Një kontenier është rrëzuar aksidentalisht në portin e Durrësit duke dëmtuar një punëtor. 59 vjecari është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Spiro Goga punonte në sektorin e ngarkim-shkarkimit. 

DURRES- Një punëtor 59-vjeçar u aksidentua sot pasdite gjatë punës në sheshin e kontenierëve në portin detar të Durrësit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Spiro Goga ishte duke punuar në port kur një kontenier është rrëzuar aksidentalisht duke i shkaktuar plagë të rënda.

59 vjeçari, lindur dhe banues në Durrës punonte në sektorin e ngarkim-shkarkimit në portin detar të Durrësit. Mësohet se Goga është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›