E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, aplikimi ecën me ritme të ngadalta në Rrëshen

Prej disa muajsh në qendrën e aplikimit për karta në Rrëshen, nuk kanë të sosur problemet. Radhë të gjata paraqiten çdo dite pasi ne qendrën e aplikimeve puna ecën ngadalta. Dy kompjuterat dhe printerat shpesh bllokohen. 

RRËSHEN- Prej disa muajsh në qendrën e aplikimit për kartat e identitetit në Rrëshen nuk kanë të sosur problemet. Tadhë të gjata paraqiten çdo ditë, pasi në qendrën e aplikimeve puna ecën me ritme të ngadalta. Dy kompjuterat dhe printerat në shumicën e rasteve bllokohen, duke lënë për orë të tëra njerëz që presin në radhë. Por situata më e vështirë është krijuar prej dy javëve pasi njëri prej dy kompjuterave nuk punon dhe asnjë masë nuk është marrë për riparimin tij. Kjo ka shkaktuar situatë problematike sidomos për banorët e komunës së largët si ajo e Kaçinarit, të cilët nuk kanë qendër aplikimi dhe janë të detyruar të vinë në Rrëshen.
Ata ankohen se janë të detyruar të marrin rrugën e gjatë për të aplikuar, ndërsa për shkak të problemeve kthehen sërish pa kryer procesin. E njëjta situatë paraqitet edhe në komunën e Kthellës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›