E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: KQZ punon ne funksion te qeverise

Partia Socialiste ka shprehur sot shqetesimin e saj per funksionimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, institucion qe sipas saj po anon ne mbeshtetje te interesave te qeverise.

Ne nje deklarate per shtyp keshilltari ligjor i PS, Damian Gjiknuri ka theksuar gjithashtu se mazhoranca i ka dorezuar listat e kandidateve pa dokumentet e verifikimit.

“PS eshte e shqetesuar per vendimmarrjen e KQZ, qe punon ne funksion te interesave te Berishes. Lista e dorezuar nga PD ne KQZ nuk shoqerohet nga asnje dokument te kerkuar nga ligji. KQZ po zhvillon nje farse proceduriale ku kandidatet nuk po zyrtarizojne kandidimin e tyre”, ka pohuar Gjiknuri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›