Ambasadori Sekui publikon progres raportin e KE-se

Ambasadori i BE-së Etore Sekui në vendin tonë ka publikuar progres raportin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë, duke shpjeguar edhe arsyet e dhënies së statusit kandidat nga KE.
Duke e konsideruar ditën e sotme të rëndësishme, ai tha se progres raporti tregon përparimet që ka bërë Shqipëria përsa i ëprket reformave të viti të shkuar.
“Gjatë këtyre 11 muajve kemi vënë re përparime sidomos ato që kanë të bëjnë me marrëveshjen politike të nëntorit dhe dialog i përmirësuar politk që bënë të mundur miratimin e reformave kyçe.”- tha Sekui.
Ai sqaroi se Shqipëria ka pasur progres të mirë për anëtarësimin dhe përmbushjen e prioriteteve kyçe, që janë funksionimi i parlamentit, zgjedhja e avokatit të popullit dhe reforma zgjedhore, ndërkohë që po ecën para përsa i përket prioriteteve që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike dhe përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve.
“Komisioni i rekomandon Këshillit t’i japë Shqipërisë statusin me t’u përmbushur disa reforma si ajo në gjyqësor, në administratën publike dhe rregulloren e parlamentit”-vijoi më tej ambasadori i BE-së, teksa theksoi se Shqipëria duhet të tregojë angazhim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas tij përparim është parë edhe me ligjin për gjykatën administrative, për konferencën e gjyqësorit dhe ligjit për avokatinë, gjithashtu rezultate ka patur edhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Por për ambasadorin e BE parakusht për çeljen e negociatave do të jenë zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane.
Sipas ambasadori të BE-së të gjithë kanë përgjegjësi për integrimin e vendit, ndërsa vlerësoi edhe rolin e shoqërisë civile për kontributin në planin e veprimit.
Ai falënderoi ministren e Integrimti Majlinda Bregu dhe kreun e komisionit të integrimit Ditmir Bushati për kontributin dhe ndihmën në këtë proces.
Ambasadori Ettore Sequi, ka deklaruar se Komisioni Europian do të vijojë asistencën teknike dhe financiare për Shqipërinë. Ai theksoi se pavarësisht krizës ekonomike me të cilën po përballet Europa, ndihma nuk do të ndalet, pasi vetë Bashkimi Europian është i interesuar për Shqipërinë.