Largimi i kapitalit nga Italia e Spanja FMN jep alarmin

FMN jep alarmin mbi largimin e kapitalit nga dy vendet e Eurozonës që po përballen me vështirësitë në korrigjimin e borxhit publik. Italia dhe Spanja në periudhën kohore mes qershorit të vitit të kaluar dhe atij të këtij viti po vuajnë largimin e investitorëve për shkak të intensifikimit të krizës së borxhit sovran. Kështu për Italinë vihet re një humbje me 235 miliardë euro apo 15% e PBB dhe për Spanjën 296 miliardë apo 27% e PBB. Në raportin e saj mbi stabilitetin financiar FMN konstaton se pavarësisht përpjekjeve të bëra Eurozona mbetet shqetësimi kryesor i tregjeve. Sipas Fondit elementët kyc në nivel kombëtar janë realizimi i konsolidimit fiskal në mënyrë sa më të shpejtë dhe në favor të rritjes, reformave strukturore për të reduktuar cekuilibrat e jashtëm dhe për të nxitur rritjen, kompletimin e ristrukturimit të sistemit bankar. Masat e marra nga secili vend duhet të shoqërohen në nivel të Eurozonës duke filluar nga fondet e mjaftueshme për bankat përmes programeve të likuiditetit nga BQE. Kryesisht thuhet në raport progreset konkrete për krijimin e një bashkimi bankar në Eurozonë do të ndihmojë në ndërprerjen e lidhjes që ekziston mes borxhit sovran dhe sistemit bankar të cdo vendi si dhe do të ndihmojë në përmirësimin e supervizionit. FMN vlerëson vendimet e marra nga Banka qëndrore për blerjen e bonove në tregjet kombëtare por thekson se këto masa duhet të aktivizohen sa më shpejt.