E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce- Pogradec kamioni perplas kombanjen vdes drejtuesi

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Petrushë, në aksin Korçë-Pogradec, ku një kamion ka përplasur një mjet tjetër. Sipa policisë viktima është Xhezmi Elmazallari 51 vjeç, i cili drejtonte një mjet kombanjë, kurse autori i ngjarjes është 23 vjeçari Sajmir Mancaku nga Tirana i cili drejtonte një mjet tip kamion dhe që udhëtonte neë drejtim të Pogradecit.
Ai është përplasur me kombanjeën dhe si pasojë i përplasjes së fortë, drejtuesi i kombanjës ka rëne nga mjeti dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë shkak është bërë shpejtësia e mjetit tip kamion si dhe nga lagështira në rrugë për shkak të së cilës ka humbur kontrollin.
Si rezultat i frenimit të fortë, kamioni është zhvendosur më tepër se 100 metra. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›