Ambasadori Sequi: “Uroj Bashën për zgjedhjen në krye të PD - statusi i kandidatit i mundshëm brenda vitit”
Nga ana e tij, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi uroi Bashën për zgjedhjen në krye të PD dhe u fokusua te progresi i Shqipërisë drejt integrimit. Sequi tha se statusi i vendit kandidat i mundshëm brenda këtij viti dhe për këtë kërkoi që, qeveria e ardhshme të ketë në fokus këtë proces dhe realizimin e reformave. “Ne besojmë që në mënyrë që të bëjmë progres në rrugën drejt Bashkimit Eurpian, dy gjëra janë të rëndësishme. Qeverisje të fortë që mirëfunksionon dhe europiane, gjithashtu edhe një opozitë të fortë, moderne dhe që funksionon mirë. Jam i bindur se në Europë, gjithkush është i bindur në rëndësinë e rolit që luan opozita në një sistem demokratik. Ne, kolegët europianë, shprehëm nga Brukseli dhe nga Tirana rëndësinë e përfundimit normal të procesit elektoral dhe një kalim normal të kompetencave. Kjo është shumë e rëndësishme gjithashtu edhe në lidhje me perpektivën drejt Bashkimit Europian. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe kuadër të mundësisë për të marrë Statusin e vendit kandidat. Ashtu siç kam rithënë, statusi i vendit kandidat është i arritshëm brenda dhjetorit. Kjo është ripërsëritur edhe nga Brukseli. Dje Presidenca Lituaneze ka shprehur të njëjtë gjë në lidhje me statusin e Shqipërisë. Çka është e rëndësishme që të arrihet, është që të ekzistojnë përpjekje të përbashkëta nga të gjitha forcat politike. Bashkimi Europian padyshim është i gatshëm të asistojë në këtë proces, me kusht që procesi dhe reformat të vijojnë më tej”- theksoi Sequi.
...