E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimi falas - mashtrimi tjetër i madh i Piktorit dështak

31-07-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha: “Edi Rama gënjeu shqiptarët për vota”

Kryeministri Sali Berisha akuzon kreu e PS, Edi Rama për mashtrimin e qytetarëve gjatë fushatës elektorale. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shigjeton Ramën për premtimin e tij për përmbylljen e procesit të legalizimit falas të ndërtimeve informale. Sipas Berishës, ky është një mashtrim, pasi vetë Rama deklaroi se këtë katërvjeçar do të bëjë vetëm inventarizimin e banesave dhe frymorëve. “Të dashur miq, premtimi i bujshëm i “piktorit” për legalizimin falas është dhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4-vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe tokës. Kësaj i thonë: O burra ju gënjeva për legalizimin falas se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra!”- shkruan Berisha në “Facebook”. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë përgjegjëse qeverinë Berisha për dështimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve informale. Kryesocialisti premtoi gjatë fushatës se PS do të mbyllë këtë proces në të cilin sipas tij, dështoi tërësisht e djathta dhe i siguroi qytetarët se legalizimet për zonat informate do të bëhen falas. Por që prej zgjedhjeve të 23 qershorit, Edi Rama s’është dëgjuar më të flasë për “legalizim falas” dhe as për përmbyllje të procesit e legalizimit brenda afatit të premtuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›