E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Piktori, padije për financat, i ngatërron me ngjyrat mavi

31-07-2013 / Gazeta 55

Deklaratat e kreut të PS, reagon kryeministri Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e djeshme të kryesocialistit Rama për financat publike dhe auditin ndërkombëtar. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Berisha thekson se Rama me ato që thotë dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale. “Të dashur miq, në fletë rrufenë e tij për financat “piktori” dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale në çdo fjalë dhe frazë të tij. Për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qarte si drita e diellit se ne financat publike të Shqipërisë çdo qindarkë hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarkë shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar. Për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër të lirë të botës, përfshirë këtu dhe SHBA, prodhimi i brendshëm, borxhi publik dhe tregues të tjerë kryesorë fiskal ekonomikë përllogariten dhe publikohen së paku një herë në vit nga Banka Botërore, FMN dhe për vendet europiane edhe nga Komisioni Europian”- shkruan Berisha. Ai ka theksuar se Rama financat i ngatërron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer. “Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky është ndryshim!! Padije, vrer dhe urrejtje në veprim”- shkruan më tej Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›