E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Uithers shqiptarëve: Mos trafikoni gratë

Të drejtat e grave shqiptare, ka qënë kryefjala e ambasadorit amerikan në Shqipëri në 60 vjetorin e Kartes Ndërkombetare Universale. Uithers drejtoi një apel jo vetëm për opinionin, por edhe për qeverinë shqiptare 

TIRANE-Në 60 vjetorin e Kartes Ndërkombetare Universale per te te drejtat e njeriut ambasadori Uithers ishte i pranishem prane studenteve te fakultetit filologjik ku mbajti nje leksion mbi te drejtat dhe e njeriut dhe vecanerisht te Grave. Ambasadori amerikan tha se ne Shqiperi eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut trafikimi dhe shfrytezimi i grave per qellim prostitucioni. Ai tha se eshte detyre e qeverive te krijojne mekanizmat ligjore per mbrojtjen e ketyre shtresave dhe luften kunder fenomeneve te tilla

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uithers apeloi sot për të drejtat e grave shqiptare. Kryediplomati i SHBA kërkoi që qeveritë të hartojnë ligje që të ofrojnë mbrojtje për gratë e abuzuara që kërkojnë drejtësi. Deklaratat e Uithers u bënë sot në mesditë në fakultetin e Histori-Filologjisë me rastin e 60 vjetorit të Kartes Ndërkombetare Universale per të drejtat e njeriut. Uithers i pranishem prane studenteve te fakultetit filologjik ku mbajti nje leksion mbi te drejtat dhe e njeriut dhe vecanerisht te grave.

“Këtu në Shqipëri cdo vit njerëzit detyrojnë gratë të hyjnë në rrugën e prostitucionit apo i trafikojnë ato. E dimë se sot kudo në mbarë botën gratë nënshtrohen dhunës kudo ku jetojnë”.
Me nota emocionale, Uithers shtoi se “kur dëgjoj për raste të tilla bëj pyetje pse njerëzit nxjerin në pah karakterin më të keq të tyre. Pse njerëzit shohin ngjyrën e lëkurës së një personi dhe gjejnë aty arsye për të urryer, pse shohin një person me orientim të ndryshëm seksual dhe gjejnjë një arsye për të diskriminuar. Pse burrat shohin sytë e grave dhe gjejnë arsye për të abuzuar”.

Ambasadori amerikan vazhdoi leksionin e tij para studentëve duke theksuar se nuk ekziston e drejta universale për të diskriminuar e abuzuar. Në këtë kuadër ai kërkoi ligje të forta nga qeveria shqiptare apo cdo qeveria respektive ku gratë dhunohen dhe u shkelen të drejtat. “Ajo që ndryshon mes vendeve janë mekanizmat mbrojtëse dhe mbështetëse institrucionale apo ligjore qe i ofrojnë mbrojte nga abuzimi grave qeë kërkojnë drejtësi.,
Qeveritë kanë përgjegjësi që të nxjerrin e zbatojnë ligje të sigurojnë që sistemi i drejtësisë dhe forcat policore trajtojnë në mënyrën e tyre rastet në familje”, apeloi ambasadori amerikan në këtë ditë të 60 vjetorit të Kartes Ndërkombetare Universale për të drejtat e njeriut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›