E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës përurohet konsullata e B.Hercegovinës

Kryeministri I bosnjë Herrcegovinës Nikola Spiric merr pjesë në përuruimin e konsullatës së së vendit të tij në Durrës. Kreu i konsullatës së Bosnjë hercegovinës është emëruar Fiqiri Klari. 

DURRES- Kryeministri i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiriç, merr pjesë në përurimin e konsullatës së vendit të tij në qytetin e Durrësit. Kreu i nderit i konsullatës së Bosnje hercegovinës në Durrës është emëruar Fiqiri Klari, i cili është njëkohësisht edhe kreu i shoqatës së komunitetit boshnjak në Shqipëri.
10 mijë boshnjakë jetojnë aktualisht në Shqipër, 6 mijë prej të cilëve janë përqëndruar në zonën e Shijakut dhe të Durrësit. Madje prej dy vitesh në fshatin Bozanë të Durrësit ku jeton dhe komunitet boshnjak një mësues u mëson fëmijëve të këtij komunitetit gjuhën boshnjake. Të pranishëm në përurimin e konsullatës së re kanë qenë edhe deputetët të zonës si Namik Dokle, Osman Metalla dhe Sami Gjergji të cilët janë sot deputetë të parlamentit falë votove nga komuniteti boshnjak në Durrës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›