Policia shqiptare bashkëpunim me atë italiane
Policia Shqiptare do të jetë e angazhuar maksimalisht për të patur një bashkëpunim me Policinë Italiane. Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga drejtorët e përgjithshëm të policisë shqiptare dhe italiane Ahmet Premçi dhe Stefano Berrettoni
TIRANE- Policia shqiptare dhe ajo italiane premtojnë rritjen e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Angazhimi u shpreh në një konference të përbashkët shtypi mes drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ahmet Premçi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Antidrogës së Policisë Italiane, Z. Stefano Berrettoni, i cili prej dy ditësh gjendet në Shqipëri për një vizitë pune në Policinë Shqiptare.
“Policia Shqiptare do të jetë e angazhuar maksimalisht për të patur një bashkëpunim tepër të suksesshëm me Policinë Italiane. Ky bashkëpunim ka njohur rezultate mjaft të mira vitet e fundit. Do të vazhdojmë të intesifikojmë punën për të patur një bashkëpunim të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm dhe efektiv, me qëllim që të jemi të suksesshëm në luftën kundër grupeve kriminale të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që vepron në të dy vendet.”- tha Premçi.
Z. Berrettoni gjatë fjalës së tij evidentoi faktin se Italia ka një eksperiencë të konsiderueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe në luftën kundër narkotikëve dhe këtë eksperiencë ne duam ta ndajmë me të gjithë ato vende që përballen me të njëjtin problem- theksoi Ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Antidrogës së Policisë Italiane garantoi gjithashtu gjithë mbështetjen teknike dhe në planin trajnues për Policinë Shqiptare, veçanërisht për sektorin e policisë shqiptare të specializuar në luftën kundër drogës.
(O.Zh/ BalkanWeb)