Ambasadori Withers: “Sigurohuni që procesi do të përfundojë rregullisht”
Përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë u deklarua dje në lidhje me procesin zgjedhor. Deklarata, gjatë ceremonisë festive të organizuar për 233-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve
TIRANË - Ambasadori amerikan, Withers, u ka bërë thirrje politikanëve të angazhohen maksimalisht në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt. Deklarata e ambasadorit amerikan ka ardhur gjatë ceremonisë festive të organizuar për 233-vjetorin e krijimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm edhe figurat kryesore të politikës shqiptare. Duke shprehur urimet tij për një proces të rregullt zgjedhor, Withers ka bërë thirrje për mospërfundim partiak të tij. “Motivojuni për një Shqipëri më të fortë”, - theksoi Withers. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, deputetë dhe përfaqësues të medias e të komuniteteve fetare. Ambasadori amerikan në vazhdimësi ka bërë thirrje për vlerën e arritjes së standardeve në këto zgjedhje, ndërsa edhe ditën e votimit Withers mbështeti fuqishëm deklaratën e presidentit Bamir Topi për garantimin e procesit të votimit si të lirë dhe të pacenuar. Por, ndërsa procesi i votimit shkoi shumë mirë, problemet erdhën gjatë atij të numërimit dhe kontestimet politike erdhën të gjitha pas fillimit të procesit të numërimit. Kulmi arriti në qytetin e Fierit, ku bllokimi i situatës dhe dyshimi i opozitës për tjetërsimin e votës mblodhi mijëra njerëz në KZAZ-në Nr. 20 të këtij qyteti.
Ambasadori
Edhe katër ditë para zgjedhjeve, ambasadorët e OSBE-së dhe të SHBA-ve të akredituar në Tiranë bënë thirrje në mospërsëritjen e praktikave manipuluese që janë vënë re në zgjedhjet e shkuara. SHBA bënë thirrje për të mos cenuar votën e 28 qershorit. Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers, u kërkoi qytetarëve shqiptarë të mos kenë frikë gjatë votimit, por mbi të gjitha të mos u nënshtrohen presioneve dhe manipulimeve.
"Në të gjitha zgjedhjet e realizuara deri tani nuk janë arritur standardet e kërkuara. Shqipëria, si anëtarja më e re e NATO-s në këto zgjedhje, duhet të plotësojë standardet”, - theksoi ambasadori Withers, deklaratat e të cilit u bënë bashkë me kreun e OSBE-së, Robert Bosh, gjatë prezantimit të projektit për publikimin e rezultateve direkt të zgjedhjeve, i cili po realizohet nga dy kompani shqiptare “ECA” dhe “KRIIK”. Diplomati i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë në rast se vota e tyre kërcënohet apo tentohet të manipulohet. Ai ka sugjeruar që denoncimi të bëhet direkt te vëzhguesit amerikanë që do të jenë të pranishëm, sipas tij, në shumë qendra votimi.
Problemet
Ambasadori amerikan Withers ka qenë shpesh i pranishëm me deklarata në vigjilje të mbajtjes së zgjedhjeve. Madje ai pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve ceku dhe dy nga problemet themelore që Shqipëria ka hasur në proceset zgjedhore. Withers ka bërë thirrje për të refuzuar pagesat në këmbim të votës dhe “lojërat” antiligjore me mjetet identifikuese. ”Pra, në qoftë se në këto zgjedhje dikush kërkon të blejë votën tuaj, nëse dikush ju bën presion të votoni në një mënyrë të caktuar, nëse dikush përpiqet t’ju frikësojë me vendin e punës apo mirëqenien e punës suaj, n.q.s. dikush ju kërkon të fotografoni fletën e votimit për të mësuar se si keni votuar, apo nëse dikush përpiqet të shpërndajë një pasaportë apo të shpërndajë karta identiteti të falsifikuara, nëse policia apo ndonjë zyrtar tjetër shfaq anshmërinë, nëse dikush përpiqet të përdorë kutitë e votimit apo të prekë procesin e numërimit, juve ndjeni që gjithë këto veprime janë të paligjshme dhe këto duhet t’i raportoni te vëzhguesit amerikanë që janë duke ju vëzhguar nga afër", - theksoi Withers vetëm katër ditë para hapjes së votimeve më 28 qershor.
3 Korrik 2009