Shpresat blu “vdesin” në Finlandë
Dinamo pësoi një humbje të turpshme 4-1 ndaj një skuadre modeste si Lahti. Kjo është humbja e katërt në pesë edicionet e fundit evropiane me këtë rezultat
Dinamo humbi në mënyrë të turpshme 4-1 me skuadrën thuajse amatore finlandeze FC Lahti, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Kjo është hera e katërt në pesë pjesëmarrjet e fundit të bluve në aktivitet evropiane që mundet me këtë rezultat negativ të bollshëm. Sa për kujtesë janë takimet: Dinamo-Brondi 0-4 (sezoni 2002-2003, Liga e Kampioneve); Dinamo-Otelul Galati (2004-2005, Kupa UEFA); Varteks-Dinamo 4-1 (2005, Kupa Intertoto); CSKA e Sofjes-Dinamo (2006-2007, Kupa UEFA) si dhe kjo e fundit, Lahti-Dinamo 4-1 (2009-2010, Liga e Europës), për të mos përmendur se është mundur edhe tri herë të tjera me rezultatin e pastër 0-4 me danezët e Brondbit (2002-2003, Liga e Kampioneve), belgët e Lokerenit (2003-2004, Kupa UEFA) dhe rumunët Otelul Galatit (2004-2005, Kupa UEFA).
PJESA E PARË
Dinamo e nisi lojën me këtë formacion: Kotori, Vrapi, Pisha, Diop, Putinancin, Poçi, Haxhibuliç, Allmuça, Kuli, Bakaj e Bërkiç. Përballë të panjohurit e modestit Lahti, Dinamo e Shkëlqim Muçës u dorëzua qysh në minutën e dytë, kur Pires Vieira çoi vendasit në avantazh, duke i befasuar të besuarit e trajnerit me përvojë jo të vogël në Europë, Shkëlqim Muça. Dinamovitët u përpoqën të organizonin sulme ndaj kundërshtarit, dhe kronika e ndeshjes regjistroi goditjen e parë nga këndi në minutën e 8-të, përpara se mesfushori i bluve dhe i Kombëtares, Elis Bakaj të godiste portën e më pas dhe një dy goditje këndi rresht. Bakaj ka qenë edhe më i lëvizshmi për skuadrën shqiptare, madje Dinamo në pak minuta ekzekutoi jo pak, por katërt goditje nga këndi, çka dëshmoi edhe presionin e ushtruar nga formacioni i Muçës. Në të 18’, sulmuesi serb Mlladen Kërkiç synoi golin e barazimit, por ai do të vinte në minutën e 28-të, kur pas një goditje të lirë të ekzekutuar nga Bakaj, Bekim Kuli i çoi shifrat në 1-1. Pas barazimit, Dinamo u shfaq më kërkuese në drejtim të golit, por as Bërkiç, as Kuli e Bakaj në harkun e tri minutave (32-35) nuk mundën ta çonin topin në rrjetë. Goli i dytë i vendasve u regjistrua në minutën e 43-të me autor Moilanen.
PJESA E DYTË
Dinamo e nisi fraksionin e dytë të lojës me dy ndërrime: trajneri Muça hodhi në fushë sulmuesin Plaku në vend të serbit Bërkiç dhe argjentinasin Soza në vend të Kulit. Pas një goditje të lirë të Allmuçës (48’), Lahti shënoi golin e tretë në minutën e 52-të me anë të Haaras, duke krijuar avantazhin e dy golave. Allmuça (55’) dhe Bakaj (62’) bëjnë përpjekje për të shënuar. Në të 23’, Muça hodhi në fushë Sinën në vend të Putincanit, duke mbyllur dhe serinë e zëvendësimeve. Përpjekjet në drejtim të portës së finlandeze të mbrojtur nga Szentpeteri vazhdojnë, më i spikaturi është Elis Bakaj (më i miri i këtij takimi fatkeq), por në minutën e 86-të, Lahti me anë të Pires Vieirasë realizoi pokerin 4-1. Me këtë rezultat të thellë të arritur në ndeshjen e parë, Dinamos do t’i duhet të fitojë në ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa” (9 korrik), të paktën me një rezultat me katër gola diferencë për t’ua kualifikuar direkt (4-0, 5-1, etj), ose 4-1 për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë. Një mision në pamje të parë i pamundur, pasi Lahti ndodhet në një kondicion më të mirë fizik se Dinamo, sepse kampionati finlandez thuajse e ka kaluar gjysmën e tij.
Liga e Europës
Turi i parë kualifikues
2 korrik2009
Lahti-Dinamo 4-1
Shënues: Pires Vieira 2’, 86’, Moilanen 43’, Haara 52/ Kuli 28’
HUMBJET ME REZULTAT TË THELLË
2002/03 Liga e Kampioneve
Turi II: Dinamo - Brondbi 0-4
2003/04 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Lokeren 0-4
2004/05 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Oþelul Galaþi 1-4
Turi I: Oþelul Galaþi-Dinamo 4-0
2005 Kupa Intertoto
Turi I: NK Varteks-Dinamo 4-1
2006/2007 Kupa UEFA
Turi I: CSKA Sofia 4-1
2009/2010 Liga e Europës
Turi I: Lahti-Dinamo 4-1
3 Korrik 2009