E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi në familje, 3 të vdekur, 1 i plagosur

Krimi në familje godet sërish në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në "Allias" në Tiranë ku Petrit Zaimi ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij Hazbi Gjonaj, të birin Klevi Zaimi dhe vjehrrën Nadire Gjonaj dhe më pas edhe veten. Mësohet se vetë autori dhe vjehrri kanë vdekur në vend ndërsa djali i tij ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra dhe Nadire Gjoni ndodhet në kujdesin e mjekëve. Mendohet se shkak i kësaj ngjarjeje të jetë bërë një grindje mes të dyve. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›