E Diel, 1 Nëntor 2026

Funerali i dëshmorit Vogli, Topi spostohet të bëjë homazhe pas Imamit, Berishës e Topallit

Share

Ministria e Mbrojtjes ka hartuar programin e ceremonisë mortore të Dëshmorit të Atdheut kapiten Feti Vogli, rënë më 20.02.2012 në krye të detyrës në mision në Kandahar të Afganistanit. Ajo çka bie në sy është se Presidenti i Republikës është caktuar të zhvillojë homazhet pas Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, kryeministrit Sali Berisha e Kryeparlamentares Jozefina Topalli./lajmifundit

E premte, 24 shkurt 2012

Ora 03:15        -  Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20        - Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 03:25    - Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

Ora 03:25 03:30    - Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e funeralit
Vendosja e arkivolit në makinën e funeralit
Pjesëmarrësit zënë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 10:00    - Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 10:45    - Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 11:00    - Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 12:15    - Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 12:20    - Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 12:30    - Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 12:35    - Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 12:40    - Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 13:00    - Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00         - Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 13:05    - Himni Kombëtar

Ora 13:05 13:10    - Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 13:11    - Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 13:25    - Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të
Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 13:50    - Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 14:00    - Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e
tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 14.07    - Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan DEMIRI

Ora 14.07 14.17    - Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit

Ora 15.00        - Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 15.30    - Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30        - Dreka e përmortshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›