E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Presidenti të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar, ndryshe do përfundojmë si Lindja e Mesme

Share

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, duke iu referuar vendimit më të fundit të Gjykatës së Apelit, për të lënë në arrest shtëpie ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, i bën thirrje presidentit Topi të reagojë. Sipas tij, presidenti duhet të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar që Shqipëria të mos përfundojë si Lindja e Mesme.

Nëse gjyqtarët janë të trembur apo të korruptuar, zoti President ja cili është roli yt, tju heqësh frikën gjyqtarëve të trembur dhe të fillosh procedurat e shkarkimit për gjyqtarët e korruptuar. Sot shoqëria shqiptare ka nevojë për një reformë të madhe dhe të thellë në dretësi. Nëse nuk do kemi një gjykatë të pavarur, të drejtë për të dhënë drejtësi, Shqipëria e nisur për në Evropën Perëndimore do përfundojë më Lindjen e Mesme.”

Ngjela ka lëshuar një tjetër apel për Gjykatën e Lartë. Në të njëjtën kohë më lejoni ti bëj thirrje normale Gjykatës së Lartë për të vendosur gjendjen e ekuilibrit shoqëror në lidhje me krimin shtetëror në Shqipëri, tha ai më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›