Ambasadori amerikan eshte i te gjithe shqiptareve
Diplomatet ne Shqiperi jane bere shume prezent me deklarimet e tyre, me se shumti politike, duke ofruar sherbimet e kancelarive perendimore, te Brukselit, Uashingtonit etj., dhe kjo me pas con shpesh ne korrektime sjelljesh qofshin qeveritare apo partiake, duke formatuar idene se si i kane punet, palet me fuqite e medha ne glob. Media, politika, institucionet kushtetuese ne Tirane, jane tmerresisht te vemendshem sidomos kur flet shkelqesia e tij ambasadori amerikan, konkretisht shkelqesia e tij Xhon Uidhers. Kjo sepse ata e identifikojne fjalen e tij me mesazhe te qeverise se planetit, asaj qe 95 per qind e shqiptareve e kane votuar perjetesisht pro. E jo pa te drejte reagimi nen petkun "Ambasadori Amerikan" eshte ngjarje e nje rendesie teper te vecante qe i kushtohet dhe nje seriozitet i ngjashem. Ajo qe pak kush ka vendosur ta thote eshte nje gjysme e vertete qe nuk eshte zbuluar e tera, fakti qe nga rrahja e dy biznesmeneve javen e shkuar te bar "Kaprico", vetem njeri prej tyre eshte ne qeli, Rezart Taci, ndersa tjetri, Mero Baze, eshte i lire ne udhen e tij te tendences se heroit. Kjo histori eshte e ndihmuar nga shansi se biznesmenit Baze i jepet shume per te shkruar ndaj dhe kur u zune, sherri perceptoi ne ate qe me pas u emertua rrahja e gazetarit, cenim i lirise se medias, lirise se fjales, u harrua fakti se shpifja eshte nje proces qe behet gjithsesi me fjale.
Po a eshte gazetar apo biznesmen Mero Baze? Sepse del nga gazetaria dhe behesh biznesmen kur pasurine nuk e vendos me rroge, por me ndikimin e trafikut qe ke prodhuar me penen e punes si gazetar, kur padrejtesisht nuk buron te verteta. Sigurisht prej pak vitesh ai mban nje vend ne gazetari, si shume personazhe te botes se finances ne burse, qe ta kene kur u duhet dhe ta perdorin sa me fort. Baze perflitet se ka biznese jo te pakta, ka disa te regjistruar madje, shtypshkronjen e ka deklaruar vete, disa te tjera jane ende te pathena por qe veshtire te fshihen. Ceshtja eshte qe pjesemarrja e tij ne disa tendere, kerkesa e tij per privilegje te nje oreksi shume te madh nuk jane permbushur dhe aty ka nisur te sjellurit si gazetar, sapo i eshte mohuar e drejta e zgjerimit te biznesit. Po si erdhi me te drejte reagimi i shkelqesise se tij Uidhers, te nesermen e "rrahjes" se Bazes, duke ofruar mbeshtetjen e tij per median, lirine e saj, ndeshkimin e fajtoreve, ndonese nuk ishte ndare nga prokuroria se kush dhe sa faj kishte secila nga palet. Baze ka qene personazh ne lajmet diplomatike dhe kohe me pare, kur ne gazeten "Tema" u publikua lajmi se disa gazetare ne nje takim informal ne Tirane me nje "diplomat amerikan anonim" kishin marre mesazh se Uashingtoni ishte shume i shqetesuar per sjelljen qeveritare ne disa episode dhe dyshohej anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut nese ngjarjet perceptonin ne kete kahje. Zyrtarisht Shtepia e Bardhe kishte deklaruar padiskutueshmerine e Shqiperise ne NATO, sigurisht ne permbushje te detyrave te listuara nga aleatet. Gazetari biznesmen Baze ka qene ne kete kafe diplomatike qe me pas po nga shtypi u tha se ka qene ambasadori qe "miqesisht" u ka thene shkarazi shqetesimet qe mund te jene edhe problem ne ardhmerine e diteve dhe kjo u ka shijuar fort atyre qe ishin gati te fluturonin te verteten e madhe. Kryediplomati amerikan ne Tirane shkelqesia e tij Xhon Uidhers, ka qene shpesh i pranishem ne median shqiptare me qendrimet e tij, ashtu si diten e zgjedhjeve te 28 qershorit, bashke me Presidentin e vendit Bamir Topi. Ka mbrojtur ne menyre te vazhdueshme prokurorine duke thene hapur qe adhuron punen e zonjes Ina Rama ne Prokurorine e Pergjithshme.
Por me gjithe keshillen e miqve qe shkruaj per ndonje gje tjeter e jo per kete ngjarje, ku ka pasur edhe reagim te ambasadorit amerikan, prape e ndava me vete se eshte mire te flasesh kur mendon se duhet se te mos pushosh kur nuk duhet.
Zhvillimet e shpejta, te shumta, te shpeshta, kane marre vemendje te miqve tane nderkombetare, pasi Shqiperia eshte ne faze monitorimi nga partneret, qe te marre pergjigje pozitive per pretendimet e saj, ku liberalizimi i vizave dhe anetaresimi ne BE, jane prioriteti paresor. Ka ndodhur pak dite me pare qe Gjykata e Larte ka liruar nga burgu nje te pandehur qe akuzohej per trafik te 40 kilogrameve heroine, nje ngjarje shume e rende, qe e renditur perkrah ceshtjes "Baze" mund te merrte vemendjen e shkelqesise ambasador. Kemi ndjekur dje kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj, qe hodhi perpjekjen per te gjetur nje menyre te mblidhej Konferenca Gjyqesore, se ngerci i ligjit ishte zene ne kurth nga mospjesemarrja e opozites ne Kuvend. Ne te gjithe e dime qe notat amerikane ne sugjerime miqesore do te na kishin mundesuar nje prurje tjeter ne politikeberjen e bojkotuesve, mungesa e te cileve vonon gjate reformen ne drejtesi. Po pak dite me pare nje tjeter deklarate ne nje nga mitingjet e Partise Socialiste, nga tribuna e folesve, Spartak Ngjela (abuzuesi me emrin e Xhefersonit), tha ne krah te Rames, se po nuk u hapen kutite do t'i hapnin ata me dhune. Dhune perfshin edhe armet, qe struktura e mendje te mbrapshta largqofte mund t'i marrin ne konsiderate. Serish shkelqesia e tij, ambasadori do te kishte ofrua nje mendje miqsh per te thene mbase se udheheqesit e protestave mund te jene duke u ngutur. Ngjarja me e rende e ne keto muaj ne fushen e sigurise dhe rendit ka qene vrasja e kater policeve ne krye te detyres ne Durres, ne operacionin e kapjes se te shumekerkuarit Dritan Dajti. Diplomatet kane reaguar te gjithe, por shume pak ose asnjeri prej tyre te nesermen, ashtu si ndodhi me "Bazen". Te ndjeret police qe rane ishin pjese e atyre qe na mbrojne te gjitheve, sic qe rasti me jeten e tyre, edhe kur je apo nuk je gazetar i konvertuar ne biznesmen, e qe ben namin me gazete kur nuk te japin tenderet, apo te tjera jane fitues.
Them me gjithe kujdesin e duhur, pasi kam degjuar vleresimin e ambasadorit per botuesin Frangaj, qe shkelqesia e tj nder te tjera tha se "U shokova... Jam kategorikisht kunder asaj qe ai shprehu, por gjithashtu doja t'i thosha se une i jap te drejten qe ai te shprehi mendimin e tij, pavaresisht se nuk jam dakord me te..." dhe me tej se "Shqiperia ka nevoje ta provoje veten se e ka merituar anetaresimin ne keto aleanca te fuqishme. Ajo qe une dua t'ju them eshte qe nje test i kesaj gatishmerie do te jete menyra sesi institucionet shqiptare do te pergjigjen ndaj ketij sulmi..." Shqiptaret burojne mencuri dhe maturi te pazakonte si komb, por edhe nxitim te pershpejtuar ndoshta ne disa ngjarje, e askush nga ne nuk eshte dakord te ushtrohet dhune ndaj gazetareve, ndaj medias, as ndaj biznesmeneve. Por testi "NATO", meritueshmeria e perfshirjes eshte artikuluar nga presidenti Xhorxh W. Bush, nga presidenti Barak Obama, nga 27 presidente te Aleances, qe pjesa me e madhe nuk jane dakord te peshohen ne voten e tyre me ngjarjen "Baze", per sa kohe nuk ka folur drejtesia qe neser mund te nxjerre fajtore njerin nga biznesmenet. Ate qe eshte ne qeli, apo ate qe eshte i lire, kjo eshte ceshtje drejtesie, por e devijuar ne ceshtje diplomacie une do te thosha se ambasadori amerikan ne Tirane, shkelqesia e tij Xhon Uidhers eshte ambasador i gjithe shqiptareve, pavaresisht nga mosha perkatesia gjinore, apo profesioni qe ata kane. Me mbi 95 per qind proamerikanizem qe ka ne vendin tone, ne na duket vetja shpesh here amerikane Shkelqesi ambasador.