E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 13 të prekur me H1N1 vetëm në 24 orët e fundit

Dje janë kontrolluar 63 pacientë të dyshimtë për të cilët pritet konfirmimi laboratorik, ndërkohë që numri i rasteve pozitive momentalisht është 107 persona.

Sipas analizave, rreth 68 për qind e personave të sëmurë janë në moshën prej 10-25 vjeç, ndërsa përqindja në raportin femra dhe meshkuj është pothuajse i njëjtë. 85 për qind nga rastet pozitive janë nga Shkupi, gjithsej 34,6 për qind janë nxënës, ndërsa numri më i madh i paraqitjeve për raste të dyshimta janë vërejtur javën e kaluar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›