Kosovë, KQZ ka marrë të gjitha masat për zgjedhje normale
Një listë alternative prej 74 qendrash votimi është hartuar për komunat me shumicë serbe, të cilat mund të nevojiten në rast se do të ketë ndonjë problem me vendvotimet.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta thekson se zgjedhjet e kësaj fundjave pritet të kalojnë pa probleme. Pas thirrjeve për bojkot të zgjedhjeve dhe për pengimin e mbajtjes së vendvotimeve në disa vendbanime me shumicë serbe, KQZ-ja në bashkëpunim me partitë politike ka gjetur lokacione alternative për të votuar në rast se do të ketë probleme dhe pengesa në ndonjë qendër votimi.
"Jemi konsultuar edhe me subjektet politike dhe kemi bërë një listë të vendeve të mundshme alternative për këto komuna", tha Lushta.
Mbi 1.5 milionë kosovarë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.