Vllaznia gjen piken e pare jashte fushes
Vllaznia e Shkodres mori nje barazim te rendesishem ne Korce, por duhet thene se i eshte mohuar fitorja, ose i ka shpetuar nga duart, ne minuten e fundit te ndeshjes. Balaj shenoi kater minuta pas fillimit te pjeses se dyte nje gol me vlere te madhe, aq sa u duke se shkodranet do te shenonin piken e parte jashte fushes se tyre, por ne fund, Tiko vuri ne barazpeshe gjithcka. Gjithsesi, kjo ishte pika e pare qe arriti Vllaznia jashte fushes se saj. Ekipi shkodran deri tani ka pasur nje ecuri te dobet, sidomos ne ndeshjet e transfertes. Vllaznia megjithate, me barazimin e djeshem dhe me lojen qe zhvilloi ndaj Skenderbeut dha shenja jete duke gezuar deri diku tifozet, per te nisur ngjitjen qe pritet prej kohesh, pas disa luhatjeve ne javet e para.