Ambasadori amerikan kundër dërgimit të trupave shtesë

Ambasadori amerikan në Kabul këshillon kundër dërgimit të trupave të reja
Ambasadori amerikan në Kabul i ka dërguar një letër Shtëpisë së Bardhë, ku e këshillon kundër dërgimit të shumë trupave në Afganistan.
Ambasadori Karl Eikenberry, i cili është një ish-gjeneral ushtrie, ka shkruar përmes kanaleve dipllomatike për komentet e tij në lidhje me qeverinë e presidentit afgan Hamid Karzai.
Letra ka mbritur disa ditë përpara se z.Obama të zhvillonte një takim të rëndësishëm strategjik, për të disktuar saktësisht çështjen nëse duhen dërguar dhjetra mijëra trupa për të konfrontuar dhe spastruar Talebanët.
Duket se kjo e ka vënë ndesh ambasadorin amerikan në Kabul me ushtrinë amerikane, gjeneralët e së cilës favorizojnë përforcimin dhe intensifikimin e fushatës amerikane në Afganistan.