E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë, komisioneri zgjedhor kërkon votimin e gjithë banorëve


Kreu i komisionit zgjedhor të Bregut të Fildishtë foli të mërkurën në lidhje me sondazhin e zgjedhjeve presidenciale në vend.
Sondazhi pritet t'i japë fund krizës politike pesë vjeçare që u shkaktua gjatë viteve 2002-2003 dhe që ndau kombin më dysh. Përjashtimi i 1.9 milionë votuesve nga dhe që akoma nuk është zgjidhur si shkak ka qënë pika kryesore e sondazhit.
Kryetari i Partisë Fronti Popullor Laurent Gbagbo u ka kërkuar 1.9 milionë banorëve të Bregut të Fildishtë të paraqiten në gjykatë dhe të mbrojnë çështjen e tyre për tu bashkuar me pjesën tjetër të popullsisë gjatë votimeve.
"Ne po përpiqemi që këto lista ti shpërndajmë në të gjitha zonat e vendit dhe do mundohemi të eliminojmë të gjitha problemet që mund të hasen"- tha presidenti i Bregut të Fildishtë Robert Beugre Mambe. Mambe nuk përmendi se kur do të caktohet data e zgjedhjeve. Kjo datë do të caktohët këtë fundjavë në një takim ndërmjet partive politike në vend dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.
Ndërkohë analistët e pavarur në vend kanë cituar se ka ardhur koha që zgjedhjet e vitit 2010, të jenë zgjedhjet më të rregullta që janë zhvilluar ndonjëherë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›