Obama përkujton Ditën e Veteranëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka mbajtur në Arlington një fjalim për Ditën e Veteranëve. Obama ka falenderuar ata për sakrificat dhe kontributin që kanë dhënë.
"Ne duhet të jemi krenarë për ju pasi gjatë jetës ju zgjodhët t'i përkushtoheshit të punonit ndershëm dhe jo për interesa personale."-tha presidenti amerikan. "Nuk ka asgjë që mund të përputhet me shërbimin dhe sakrificat që ju keni dhënë"-shtoi presidenti.
Barack Obama gjithashtu vendosi një kurorë me lule mbi varrin e një ushtari të panjohur në shenjë respekti. Ai më pas shtroi në Shtëpinë e Bardhë një drekë për nder të forcave të armatosurë të Shteteve të Bashkuara.
Siç dihet presidenti amerikan kohët e fundit ka qënë nën presion për të shtuar trupat e SHBA-së në Afganistan.
Ai u takua me me këshilltarë të lartë ushtarakë për të diskutuar rreth strategjisë së luftës në Afganistan ku do të shtohen 40 mijë trupa të rinj.
Vendimi për të shtuar këto trupa nuk është marrë akoma, por pritet të ndërmerret gjatë javëve në vazhdim.