E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan në Pekin: Kina duhet të bindë Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë, Nicholas Burns ka kërkuar që Kina të nxitë Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është që duhet të bindë Rusinë që të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas dhe Ukraina të jetë sovrane në të gjitha aspektet e kësaj fjale”, tha Burns gjatë një eventi për punët e Jashtme.

“Do të ishte e dobishme nëse Kina do ta bindte Rusinë të ndalojë bombardimet e shkollave të Ukrainës, spitaleve dhe shtëpive.

Ne kemi parë humbjet jetësh në nivele të mëdha vetëm në muajt nga sulmet ajrore.

Kështu që unë mendoj se kjo është ajo që ne do të donim dhe jam i sigurt se kjo është ajo që do të donin vendet evropiane, kjo është ajo që Ukraina kërkon nga Kina”, bëri thirrje Burns, transmeton CNN. 

Burns tha se biseda midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ishte një hap i mirë, por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim.

“Ne do të dëshironim të shihnim Kinën të ishte shumë më e ashpër në këshillat e saj për rusët.

Ne do të donim të shihnim veprime për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur në termat, natyrisht, që qeveria ukrainase mund të pranojë”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›