E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori austriak Florian Raunig takim me Kryeministrin Berisha

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Florian Raunig, i ka shprehur kryeministrit Sali Berisha vlerësimin për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë takimit, me rastin e mbarimit të detyrës të diplomatit austriak, Kryeministri Berisha shprehu besimin se me organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane Shqipëria tashmë i përmbush kushtet për marrjen në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat në BE.
Ambasadori Raunig shprehu kënaqësinë që do të vazhdojë bashkëpunimin në detyrën e re, si dhe nënvizoi vullnetin për vazhdimin e kontributit të Prezencës së OSBE-së në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrit, gjatë takimit theksi u vu tek qëndrueshmëria e administratës si një kusht themelor për procesin e integrimit europian. Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re ka hartuar një platformë për zhbërjen e administratës. Ambasadori Raunig nënvizoi se kjo temë do të vazhdojë të mbetet në fokus në raport me progresin e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›