E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trabzonspori synon rezultat pozitiv per tu kualifikuar

Trabzonspor ka ardhur në Tiranë për të marrë rezultat pozitiv. Ky është pohimi i trajnerit të ekipit turk, Mustafa Akçai, që vlerëson Kukësin në avantazh në ndeshjen e parë të Ligës së Europës.

Pak informacion për kundërshtarin dhe mjaft mungesa për ekipin e tij, por Akçai paraqet anën e tij të fortë.

Trabzonspori zhvilloi dje stërvitjen e fundit në “Qemal Stafa”, pa pasur në përbërje 4 lojtarë, ndër të cilët dy blerjet e fundit si Bosingua dhe Maluda që janë të dëmtuar si dhe Kolman që është i pezulluar.
Skuadra turke u ndoq nga mjaft media të vendit të saj, ndërsa kohët kanë ndryshuar që kur Trabzoni mundi dy herë Vllazninë, 4-0 e 6-0 disa vite më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›