E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori austriak viziton BKUK-në

Më 2 shkurt 2010, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Prof. dr. Sali Bashota priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Dr. Walter Maria Stojan. Në këtë takim mori pjesë edhe Prof. dr. Johann Gunther , ekspert i Arsimit të Lartë nga Austria.

Në këtë takim drejtori i BKUK-së Prof. dr. Sali Bashota e njoftoi Ambasadorin Dr. Walter Maria Stojan me punën, aktivitetet dhe të arriturat e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Gjithashtu, në këtë takim drejtori i BKUK-së dhe ambasadori i Austrisë shkëmbyen ide për bashkëpunim gjatë “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, por edhe për aktivitete të tjera që lidhen me bibliotekat nacionale të dy shteteve, Kosovës dhe Austrisë, siç është programi i njëjtë i sistemit të integruar bibliotekar Aleph 500. Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësinë e bashëpunimit edhe në fushat e ndryshme kulturore, siç është oraganizmi i takimeve letrare me pjesëmarrje të shkrimtarëve nga Kosova dhe Austria e veprimtari të tjera.

Drejtori Bashota,po ashtu, u shpreh i gatshëm për organizimin e një ekspozitë në BKUK ku do të peruroheshin vlerat kulturore të Austrisë.

Ambasadori Dr. Walter Maria Stojan shprehu gatishmërinë për përkrahje dhe angazhim, sidomos për ardhjen e ekspertëve austriakë në Kosovë, të cilët do të kontribonin në fushën e bibliotekarisë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me biblioteka të ndryshme austriake.

Në kuadër të planifikimit të projekteve të përbashkëta, u diskutua edhe për aktivitetet e Bibliotekës Austriake, e cila është në Fakultetin e Filologjisë, sidomos për mundësinë e përfshirjes së kësaj biblioteke në programin bibliotekar që e ka në funksion BKUK.

Në fund të këtij takimi dr. Bashota i’u falënderua Ambasadorit për vullnetin e mirë për të ndihmuar dhe përkrahur proceset e zhvillimit të BKUK-së në të ardhmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›