E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet Kulla e Sahatit

Pas një restaurimi 2 mujor, Kulla e Sahatit, në Tiranë, e ndërtuar në vitin 1822, është përfunduar. Përveç restaurimit është ndërtuar edhe Muzeu i Kohëmatjes.

Kulla e Sahatit ka pranë edhe dyqanin e sahatxhiut që rregullonte orën dhe krahas restaurimit të mirëmbajtjes që synon trajtimin nga jashtë të kullës, mbulimin e piramidës së majës me bakër u rregullua dhe ky muze.

Brenda muzeut të kohëmatës do të ekspozohen fotografi, makete, sahatet e Shqipërisë, të tipit të vjetër, ato që dikur kanë qenë me tingull. Ajo ka 90 shkallë në formë spiraleje, është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.

Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›