E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kumbaro, gjykata britanike shprehet sot për esktadimin

Gjyqi është shtyrë disa here dhe sot pritet te kete nje vendim konkret. Ish-oficeri i lartë i SHISH, Ilir Kumbaro, është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Ai u arrestua në Londër në muajin Tetor 

LONDER-Gjykata britanike pritet te japin sot nje vendim nëse Ilir Kumbaro do të esktradohet ose jo drejt Shqipërise. Gjyqi është shtyrë disa here dhe sot pritet te kete nje vendim konkret per nje nga te akuzuarit e ceshtjes, Remzi Hoxha. Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha u arrestua në Londër në muajin Tetor, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol, pasi kishte qenë për një kohë të gjatë në survejim. Burime të Scotland Yard në Londër bënë të ditur se Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Gjatë kësaj kohe Kumbaro është mbajtur nën vëzhgim për të konfirmuar faktin nëse ai ishte në të vërtet personi që kërkohej nga drejtësia shqiptare apo nëse kishin të bënin me një person tjetër.
Autoritetet britanike në datën 6 tetor kanë zhvilluar një gjyq, që ka pasur si palë Ilir Kumbaron, i cili duhet të paraqiste dokumentet pranë Gjykatës Britanike që të vërtetonte se ishte personi që identifikohej e jo një tjetër.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›