Virozat, fluks të vegjlish në pediatri
24/03/2009 Fier dhe Berat, mungesa në ilaçe dhe krevatë
Vetëm javën e fundit me uljen e temperaturave dhe rënien e vazhdueshme të shirave, është rritur ndjeshëm edhe numri i pacientëve të vegjël, të cilët janë sëmurur me sëmundjet dhe virozat e stinës. Në repartin e pediatrisë në Fier vizitat kanë qenë me të shpeshta tek mjekët pediatër. Sipas shefit të spitalit të fëmijëve në Fier, janë rreth 40 -50 vizita në ditë që u përkasin fëmijëve nga mosha 0-13 vjeç, të cilët janë me simptomat e ftohjes, temperaturë e lartë, rrufë dhe kollë. Ndërkohë mjeku pediatër Dhimitër Dhamo ka shtuar edhe mungesën e medikamenteve në gjithë repartin spitalor. Kjo gjendje është bërë shqetësuese si për mjekët pediatër, ashtu edhe për vet pacientët. “Kemi një periudhë të gjatë kohore që na mungojnë antibiotikët kryesor. Megjithë insistimet dhe këmbënguljen e drejtorisë së spitalit, janë hasur shumë vështirësi në drejtim të furnizimit nga farmacistët me antibiotikët që kërkojmë. Ndërkohë e njëjta situatë viroze paraqitet dhe në Berat. Burime zyrtare nga reparti i pediatrisë që i referohen edhe lajmit thanë për gazetën për çdo ditë rreth 50 fëmijë paraqiten në repartin e pediatrisë për vizita, ndërsa nuk kanë munguar edhe numri i të shtruarve që në ditë të veçanta ka pasur edhe dy e tre fëmijë në një krevat. Por numri i të prekurve është edhe më i madh po të marrin parasysh dhe vizitat që bëhen në ambulancat e lagjes dhe në qendrat shëndetësore të zonave rurale. Mjekët rekomandojnë qëndrimin në shtëpi duke ju shmangur kontaktit me ajrin e ftohtë, konsumimin e lëngjeve. Por në rastet kur virozat shfaqen me komplikacione të rënda, mjekët rekomandojnë paraqitjen pranë qendrave shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore të specializuar.