Ambasadori britanik: Duhet plan aksioni për çështjet e pronësisë
Prona është kryefjala e ndërkombëtarëve, kur flitet për problemet që hasin investimet e huaja në vend. Ashtu siç kanë pranuar dhe zyrtarët vendas, ky problem vazhdon të jetë i pazgjidhur edhe pas 18 vitesh demokraci. Bëhet fjalë për disa hapa të rëndësishëm që kanë nisur, siç është regjistrimi i pronës, legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe kompensimi i ish-pronarëve. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Uisler, vuri dje në dukje shqetësimin që shprehin përgjithësisht ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së pronës në vendin tonë. Ambasadori u shpreh se pavarësisht problematikave që ekzistojnë në çështjen e pronave, janë bërë hapa përpara në përmirësimin e shtratit ligjor dhe në dhënien e shërbimit. Ai nënvizoi problemet që konstaton progres-raporti i Komisionit Evropian për çështjen e pronave, duke kërkuar që të ketë më shumë përpjekje në luftën ndaj korrupsionit dhe në plotësimin e strukturës ligjore. Duke iu referuar raportit Uisler tha se “për sa i përket lirisë së pronës, çështjet kryesore mbeten regjistrimi i pronave të patundshme, kthimi i pronave, kompensimi dhe legalizimi i ndërtimeve informale”. Sipas tij, “çështjet pronësore të pazgjidhura kanë ulur mundësinë e zhvillimit të tregut funksional të pronave dhe kanë bërë që investimet e huaja të jenë më pak sesa duhet”. Në këtë kontekst diplomati britanik propozon një strategji të qartë dhe rregullim ligjor. “Nevojitet një strategji dhe plan i qartë aksioni për të zgjidhur dhjetëra probleme në sektorin e pronësisë. Ndryshimet ligjore janë të nevojshme, ashtu sikurse edhe bashkëpunimi më i ngushtë i agjencive dhe ministrive përkatëse”, - tha ai. Duke folur për një projekt që ka të bëjë me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, ai tha se “ky projekt, nëse do të jetë i suksesshëm, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ZRPP-së dhe institucioneve të tjera, si Ministria e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë”. Këtë deklaratë Uisler e bëri gjatë një seminari të Forumit për Demokraci dhe Etikë.
Regjistrimi
Regjistrim fillestar i 500 mijë pasurive të paluajtshme në të gjithë vendit. Ky proces ka nisur dhe siç bën të ditur drejtori i zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Por ky proces ka pengesa që kanë të bëjnë dhe punën e institucioneve të tjera që merren me pronat. Siç bën të ditur Arben Qirjako, sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme është hallka e fundit në një zinxhir të gjatë institucionesh që trajtojnë çështjen e pronave dhe shumë i rëndësishëm për sa i përket funksionimit të tregut të pasurive të paluajtshme”. Duke folur për projektin për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, që mbështetet nga ambasada britanike ai tha se “ne po kryejmë regjistrimin fillestar të 500 mijë pasurive të paluajtshme, po i përmirësojmë të dhënat dhe po i dixhitalizojmë ato. Ky proces, në shumë qytete po ecën me ritëm të shpejtë. Në Durrës dhe Tiranë thuajse ka përfunduar procesi i skanimit të dokumentacionit dhe këto janë qytetet me volumin më të madh të dokumentacionit”. Ndërkohë, ZQRPP-ja po kompjuterizon sistemin, por Qirjako flet për probleme të hasura me inventarin e dokumenteve. “Në këtë institucion nuk ka pasur inventar dokumentacioni, që është abc-ja e çdo institucioni. Deri tani kemi përfunduar inventarizimin në shumicën e zyrave vendore dhe është në përfundim e sipër në zyrat që administrojnë volum të madh dokumentacioni”, - tha ai.
Alibeaj: Regjistrimi do të jetë transparent
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij theksoi se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka bërë përmirësime të mëdha në fushën e dhënies së shërbimit dhe në garantimin e informacionit. Ai u ndal në tri pika kryesore: “Siç dihet, procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë nuk ka përfunduar ende. Metodologjia e ndjekur për finalizimin e këtij procesi nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme garanton pjesëmarrjen e të tërë personave që janë të prekur në të drejtën e tyre të pronësisë, duke trajtuar në mënyrë transparente dhe të tërësishme çdo pretendim të tyre në përcaktimin titujve të pronësisë”. Sipas tij, “kompjuterizimi i të dhënave dhe shërbimeve do të mundësojë sigurimin e informacionit në mënyrë të shpejtë dhe efektive për të nxitur sa më shumë aplikimet e qytetarëve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një nismë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ZRPP-së synon përmirësimin e rregullave të brendshme në ofrimit e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Këto rregulla do të konsultohen në një moment të dytë më grupet e interesit, përfshirë këtu avokatët, noterët, gjyqtarët etj. për të qenë sa më afër nevojave të publikut”.