E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori britanik-Halimit: Mbështesim heqjen e imuniteteve

TIRANË- Sot, në Ditën Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë u përurua portali on line për ankesat e qytetareve ndaj sistemit te drejtesisë, projekt ky, i mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe ne Tiranë dhe Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë. 

I pranishëm ne ceremonine e organizuar sot në ministrinë e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se Ministria e Drejtësisë ka vullnet të hekurt për të ecur më tej me reformat në sistemit e drejtësisë.
"Plani ynë i jashtëzakonshëm për dixhitalizimin e gjithë sistemit të drejtesisë po merr jetë çdo ditë. 

Pra disa javësh përuruam dixhitalizimin e seancave gjyqësore, pak ditë më parë dixhitalizuam një aktor shumë të rëndësishëm shërbimin noterial, sot ne këtë ditë të rëndësishme inagurojmë sistemin e ankesave oniline ndaj gjyësorit, portalin më të rëndësishëm të mardhënieve të publikut me drejtësinë, tha ministri Halimi.
Sipas tij, ky portal konsolidon monitotimin e gjyqësorit nga publiku dhe krijon një hapsirë të re të shprehjes së qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.

Ndërsa, Ambasdori i Britanisë së Madhe ne Tirane, Nicholas Cannon Obe tha se bashkëpunimi yne për këtë projekt është pjesë e bashkëpunim të Britanisë me ministrinë e Drejtësisë dhe gjyqësorin për reformën në drejtësi.Ambasadori Cannon nënvizoi se mbështet nismën e qeverisë për heqjen e imunitetit për gjyqtarët. Duke folur në ceremoninë e dixhitalizimit të ankimimit ndaj gjyqësorit, Cannon theksoi gjithashtu se ky projekt ndihmon për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Ky bashkëpunim është bërë edhe në kuadër të reformës në drejtësi. Ky projek i rëndësishëm ndihmon për procesinin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një demokraci është jetike që gjykatësit të jenë të pavaur por kjo nuk do të thotë që ata të jenë mbi ligjin. Ne mbështesim qeverinë për të reduktuar imunitetin e gjyqëtarëve që do ti shërbej punës së tyre. Ne shpresojmë që do të arrihet me një konsesus politik në mënyrë që të procedohet. Dhe ky projekt është një kontrubut ndaj këtij projekti”,- nënvizoi ambasadori.

Portali i përuruar sot, mundëson ankimin online të qytetareve ndaj gjyqësorit. Ankimi online i pajis qytetarët me një mjet shume të mirë të kontrollit, me ndikim ne identifikimin dhe eleminimin e fenomeneve abuzive në sistemin e drejtësisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›