E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona në teh të shpatës

Evropë- Liderët e vendeve antëtare të BE-së pritet që të takohen në një samit të jashtëzakonshem me 25 Maj me arsyetimin për të gjetur një zgjidhje për Greqinë e cila është në prag të falimenti.

Por takimi mes udhëheqësve evropianë pritet të jetë më i nxehtë se që duket në plan të parë,  pasi kundërshtarët e masave të rrepta të kursimeve po kërcënojnë deri në prishjen e Eurozonës.

Presidenti i ri i Frances, socialisti Hollande, po kërkon një ndryshim të politikave ekonomike të BE-së duke i dalë kundër kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po kërkon me çdo kusht që të mbrojë rregullat egzistuese për shkurtime të shpenzimeve.

Presioni mbi kancelaren Merkel është rritur dhe më tepër të martën ku në zgjedhjet lokale në Itali partitë që kundërshtojnë planin e saj kanë shënuar përprarime të mëdha. Plani i Merkelit kërkon që masat për shpenzime të përfshihen në një traktat të ri evropian dhe vendet anëtare të ndryshojnë kushtetutat e tyre për frenuar shpenzimet shtetërore.

Hollande, nga ana tjetër, e kundërshton këtë plan pasi nuk dëshiron që tiu japë kompetenca gjykatave evropiane tiu rrëzojë buxhetin shtetëror vendeve anëtare në rast se nuk i përmbahen marrëveshjes.

Ai propozon një pakt të ri ku në fokus është zhvillimi dhe jo kursimi, por Merkel ka refuzuar të negociojë për një gjë të tillë, dhe i ka kërkuar presidentit francez ti përmbahet marrëveshjes që Sarkozy e nënshkroi para se të ikte.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›