E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiada e Fizikës, Medresistët shqiptarë të 3-t në botë

Bëhet fjalë për gjimnazistët e Medresesë së Tiranës, Robert Vinjolli dhe Aurel Jolla, të cilët u vlerësuan me medalje bronxi në Fizikë.

Ata konkurruan në fushën e inxhinierisë. Ndërsa, dy gjimnazistë të tjerë, përkatësisht Andi Alla dhe Dorian Beu konkurruan në fushën e mjedisit, ku morën certifikatë vlerësimi. Për një javë rresht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua konventa Gorge R. Brown, ku u paraqitën rreth 500 projekte të teknologjisë së lartë nga 68 vende të ndryshme të botës dhe 44 shtete të Amerikës. 

Rreth 1100 shkencëtarë të moshave të reja bashkë  me supervizorët e tyre u mblodhën në Houston për të marrë pjesë në këtë eveniment. Studentët finalistë u përzgjodhën si fitues të projektit I- Sweeep duke u nderuar me  medalje në rang lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. /Start/

                                                                                             2012-05-09 15:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›