Prifti-Beqiraj, Gjykata e Lartë vendos sot për procesin
TIRANE- Gjykata e Lartë do të shprehet sot lidhur me dy kërkesat atë të mbrojtjes dhe akuzës për vazhdimin e procesit gjyqësor Prifti-Beqiraj ku dy ish zyrtarët e lartë akuzohen për korrupsion pasiv pas publikimit të videos ku ata shfaqen duke ndarë mes tyre rreth 70 mijë euro. Seanca pritet të nisë në orën 13:00.
Mbrojtja kërkon pushimin e cështjes me pretendimin se akt-kspertimi i kryer nga eksperti amerikan në procesin ndaj ish zv kryeministri Meta është i pavlefshëm dhe për pasojë të gjitha aktet që rrjedhin prej tij janë të pavlefshme.
Por nga ana tjetër Gjykata e Lartë do të shprehet edhe për kërkesën e prokurorisë për vijimin e procesit. Akuza kundëershton kërkesën e mbrojtjes për pushimin e cështjes.
Në seancën paraardhëse Prokuroria e Përgjithshme ka kundërshtuar të gjitha pretendimet e avokatëve mbrojtjës të të pandehurve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, duke kërkuar që dosja penale në ngarkim të tyre të mos pushohet por t’i nënshtrohet hetimit gjyqësor. Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Bujar Sheshi, i tha gjykatës se argumentat e ngritura nga avokatët e dy të pandehurve, janë të pabazuara në ligj dhe si të tilla ato duhet të rëzohen. Sipas prokurorisë,aktet nuk mund të nxiren “nul” për shkak se çështja Meta-Prifti, u mbyll me pafajësi dhe se për të cilën gjykata u shpreh se nuk ekziston fakti.
Trupi gjykues me relatorë Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, do tu japin sot përgjigje të dyja kërkesave.
Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.(ns/shqiptarja.com)