Ambasadori britanik Negociatat duhet te zhvillohen ne dy faza
Ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove Andy Sparkes mendon se bisedimet mes Kosoves dhe Serbise duhet te zhvillohen ne dy faza. Me fazen e pare sipas tij do te duhej te bisedohej per temat qe nuk prekin vijat e kuqe as te Kosoves e as te Serbise. Sparkes ne nje interviste per Kohen Ditore te publikuar ne numrin e djeshem theksonte se fazes se dyte te bisedimeve do ti liheshin temat me te veshtira sic jane ato te kontrollit kufitar te gjykates ne veri dhe ceshtjet e tjera te cilat mund edhe te prekin perceptimin per statusin. Eumlshte opinioni mi personal se bisedimet ne fazen e tyre te pare duhet te bazohen ne vullnetin e mire per te biseduar dhe ne keto tema.
Ceshtjet me te komplikuara qe nga kendveshtrime te ndryshme mund te prekin ne ndonje menyre perceptimin per statusin mund te diskutohen me vone ka thene Sparkes. Sipas diplomatit britanik Kryeministri Thaci mund ti vendose vetes kufijte pertej te cileve nuk mund te shkoje duke deklaruar se nuk do te bisedoje per ceshtjet e brendshme por eshte ne interes te cdokujt qe ne veri te kete gjykate e cila funksionon ne menyre qe qytetaret te kene qasje ne drejtesi. I pyetur rreth mundesise qe ne tavoline te bisedimeve te jene gjashte pikat e ashtuquajtura te Ban Ki Moonit te cilat ne vitin 2008 Kosova i pati refuzuar si tema te bisedimeve Sparkes ka thene se gjashte pikat jane ceshtje dhe probleme te cilat nuk mund te shmangen dhe kerkojne zgjidhje.
Ato gjashte pikat qe ka ndodhur te jene ne raportin e sekretarit te pergjithshem jane ceshtje reale dhe jane situate reale. Nuk duhen pare gjashte pikat si nje mjet eksploziv toksik qe nese preken do te eksplodojne dhe njerezit do te vdesin. Harroni gjashte pikat dhe kerkoni qe te normalizoni marredheniet. Ceshtjet sesi do te funksionoje Policia e Kosoves sesi do te zbatohen ligjet sesi te funksionalizohet gjykata ne veri jane ceshtje qe duhet te zgjidhen ka thene Sparkes. Ambasadori britanik ka garantuar vazhdimesine e Kosoves si shtet ne kufijte ekzistues. Diplomati qe se fundi eshte emeruar zevendesshef i EULEX-it detyre te cilen do ta marre nga mesi i muajit te ardhshem ka thene se luftimi i korrupsionit dhe perpjekjet politike te Kosoves nuk duhet te ndalen. Sipas tij lufta kunder korrupsionit nuk duhet te nderlidhet me zhvillimet politike.
Ne po ecim drejt nje qellimi dhe drejt nje pike qe do te mundesoje qe pavaresia dhe ekzistenca e Kosoves si shtet te jene te pranueshme ne permasa universale. Ky eshte nje nga qellimet. Ne te njejten kohe Kosova duhet te kete te ardhme prosperuese dhe kjo ka te beje me arritjen e standardeve te BE-se dhe kjo me luftimin e korrupsionit. Andaj nuk i shoh si pengesa per njera-tjetren keto dy procese ka thene Sparkes.