E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje prizrenas vret nenen e tij

Nje krim i rende brenda familjar i natyres se rralle ndodhi te marten ne oret e hershme te mengjesit ne familjen Bisaku te Prizrenit me crast djali Mark Bisaku privoi nga jeta nenen e tij te cilen e theri me thike konfirmoi policia ne Prizren.

Mengjesi i te martes ka gdhire teper i zymte ne familjen Bisaku qe banon ne afersi te Qafes se Kishes ne qender te Prizrenit duke shenuar keshtu nje nga krimet me te renda dhe te rralla familjare.

Policia ne Prizren konfirmoi se per motive deri tash te panjohura Mark Bisaku 25 vjecar privoi nga jeta duke therur me thike nenen e tij Terezen 56 vjecare ndersa krimi ndodhi rreth ores 530 te mengjesit.

Njeri nga zyrtaret per media prane Drejtorise rajonale te policise ne Prizren rreshteri Vesel Gashi tha se motivet e rastit akoma nuk dihen ndersa sipas disa banoreve dorasi ka pasur probleme mendore.

I dyshuari eshte arrestuar perderisa me urdher te prokurorit kufoma eshte derguar per autopsi ne Institutin e Mjekesise Ligjore tha Gashi.

Ndryshe rasti i ketille me permasa kaq te renda brenda familjes me crast nga jeta privohet nena eshte i pari qe ndodh pas lufte ne rajonin e Prizrenit. KD

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›