E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Gati te takohem me kreret e Serbise

Baronesha Ashton diskuton mbi takimin e ardhshem Prishtine-Beograd

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka zhvilluar dje nje takim ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork me perfaqesuesen e larte te Bashkimit Europian per Politike te Jashtme dhe Siguri baroneshen Catherine Ashton.

Ne takim eshte biseduar per zhvillimet e fundit per Kosoven per hapat qe do te ndermerren pas opinionit pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per Kosoven vecanerisht hapat qe nderlidhen me bashkepunimin ndershteteror mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise si dhe per perkushtimet e
institucioneve te Kosoves per permbushjen e standardeve per integrim ne Bashkimin Europian posacerisht lidhur me procesin e liberalizimit te vizave. Me kete rast Kryeministri Hashim Thaci theksoi se pas konfirmimit te ligjshmerise se Pavaresise se Kosoves nga GJND-ja dhe pas miratimit te rezolutes nga ana e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe e njeh dhe e mbeshtet kete realitet politik juridik dhe kushtetues Republika e Kosoves eshte duke fuqizuar gjithe perkushtimet institucionale shteterore per permbushjen e te gjitha standardeve demokratike per integrim ne institucionet euro-atlantike.

Ne kete vazhde theksoi Kryeministri Thaci Republika e Kosoves do te jete thellesisht e perkushtuar per forcimin e bashkepunimit rajonal ne interes te paqes te stabilitetit te zhvillimit te qendrueshem ekonomik si dhe te fqinjesise se mire si parakusht per integrimin e plote te rajonit te Europes Juglindore ne BE dhe ne NATO. Ne takimin mes Kryeministrit Hashim Thaci dhe baroneshes Ashton eshte diskutuar me theks te vecante edhe per hapat qe do te ndermerren lidhur me bashkepunimin ndershteteror mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise lidhur me tema te natyres teknike me interes per te dyja shtetet. Kryeministri Hashim Thaci fillimin e ketij bashkepunimi ndershteteror e ka vleresuar si fillim te nje kapitulli te ri per thellimin e bashkepunimit mes shteteve te rajonit qe Republika e Kosoves e ka promovuar tashme per nje kohe te gjate. Une si Kryeminister i qeverise se Republikes se Kosoves por edhe te gjitha institucionet e vendit jemi te hapur te bisedojme edhe me Serbine per temat ne interes te vendeve dhe qytetareve tane. Por ne asnjehere dhe ne asnje menyre nuk do te diskutojme per ceshtjet qe kane te bejne me rregullimin tone te brendshem shteteror. Ceshtja e statusit te Kosoves eshte permbyllur me 17 shkurt 2008 me shpalljen e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran ne baze te propozimit gjitheperfshires te presidentit Ahtisaari. Nga ana e saj perfaqesuesja e larte e BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton inkurajoi Kryeministrin Hashim Thaci per gatishmerine e qeverise se Republikes se Kosoves per te biseduar me qeverine e Republikes se Serbise per ceshtjet e bashkepunimit ndershteteror mes te dyja shteteve. Kjo qasje e komunikimit eshte ne interes te te gjitheve dhe i hap perspektive zhvillimore rajonit u shpreh baronesha Ashton ne takim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›