Ambasadori danez Jensen: Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave sapo KE të japë vlerësimin përfundimtar
“Danimarka mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave”
Ambasadori i Danimarkës në vendin tonë, konfirmon mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e porceseve integruese. Ambasadori danez, Karsten Ankjar Jensen thekson se integrimi dhe liberalizimi i vizave është një çështje vetëm e Shqipërisë edhe shqiptarëve, sa më shpejt të kryhen detyrat e shtëpisë aq më pranë BE do të jetë.
“Përpara së gjithash Danimarka është një mbështetës i patundur i Shqipërisë në BE. Ne s’themi më mirë që kjo të ndodhë nesër se pasnesër. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë. Ajo që Shqipëria duhet të kuptojë është fakti se integrimi nuk është një dhuratë por një shpërblim që ju merrni për kryerjen e detyrave. Është diçka teknike”, tha sot ambasadori danez.
Diplomati danez foli edhe për samitin e Kopenhagenit që po zhvillohet këto ditë në lidhje me ndryshimet klimaterike.
Ai tha se kjo çështje është shumë delikate për disa vende si Danimarka psh. por fatkeqësisht nënvizoi ai shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë rrezik që ju kanoset brezave të rinj.
Kërkohet një angazhim në shkallë botërore tha ai për të parandaluar rreziqet serioze që do të sjellin ndryshimet klimaterike.