Ambasadori gjerman apel politikës: Ti jepet fund krizës
DURRES- Ambasadori gjerman në Tiranë Borshard ka përfituar nga një eveniment i përbashkët shqiptaro-gjerman në qytetin e Durrësit për të ripërsëritur mesazhin për krizën politike. Duke folur për investimet e huaja në Shqipëri, diplomati gjerman u fokusua në aspektin politik.
“Shpresoj që sinjali i krizës së shpejti të marrë fund. Pasi ky sinjal mban larg të interesuarit potencial për të” u shpreh Borshard.
Sipas ambasadorit gjerman, krijimi i një mjedisi pozitiv është mjaft i rëndësishëm për angazhimet private në Shqipëri.
“Angazhimet private kanë nevojë për një mjedis pozitiv. Në këtë kontekst , faktorë të tillë si lufta kundër korrupsionit, dhe garancia e sigurisë ligjore kanë rëndësi thelbësore.” u shpreh kryediplomati gjerman në Shqipëri.
Borshard i shoqëruar dhe nga përfaqësues të tjerë të pushtetit qëndror e vendor morën pjesë në ceremoninë e 100 ditëve të para të veprimtarisë së një shoqërie shqiptaro-gjermane të përpunimit të mallrave dhe anijeve në Durrës, me një investim prej 2 milionë eurosh.
(e.n/News24/BalkanWeb)