E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, digjet flamuri i Greqisë në qendër të Burrelit

BURREL- Protestë kundër thirrjeve raciste antishqiptare edhe në qytetin e Burrelit.
Paraditen e sotme dhjetëra të rinj të indinjuar nga skandali i ushtarëve grekë janë mbledhur në rrugët e qytetit. Më pas ata janë grumbulluar në qendër të Burrelit duke lëshuar parrulla kundër thirrjeve raciste të ushtarëve grekë.

Kulmi i protestës së tyre ka arritur kur të rinjtë i vunë flakën dhe dogjën flamurin grek në shenjë indinjate për atë cka ndodhi dy ditë më parë në qendër të Athinës gjatë paradës zyrtare ushtarake greke.

Ndërkohë që një protestë e tillë është zhvilluar dhe në qytetin e Durrësit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›