E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori gjerman: Kërkesa e anëtarësit, në bazë të raportit të OSBE/ODIHR

TIRANE - Ambasadori gjerman në Tiranë thotë se kërkesa e Shqipërisë për në BE do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas tij, kur OSBE/ODIHR paraqiti raportin për zgjedhjet mbledhja e radhës i kishte nisur punimet me axhendë të përcaktuar.


Në njoftimin për shtyp të ambasadorit, Bernd Borchardt, ndër të tjera thuhet se "lidhur me shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë, ne së bashku me anëtarët e tjerë të BE-së jemi shprehur, se kjo duhet të ndodhë pas përmbylljes së zgjedhjeve parlamentare dhe paraqitjes së një vlerësimi mbi zgjedhjet nga OSBE/ODIHR". Po sipas tij, vlerësimi mbi zgjedhjet u publikua nga ODIHR-i në mbrëmjen e 14.09.2009 u bën në atë kohë kur këshilli i fundit i ministrave të jashtëm ishte tashmë duke zhvilluar punimet. "Tani, ne së bashku me partnerët tanë të BE-së do të diskutojmë mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të marrin një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim", vijon deklarata.


Borchardt ka garantuar se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe se pranimi i Shqipërisë në BE është një çështje e rëndësishme strategjike për të dyja vendet tona. "Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu, vitin e kaluar, ne kemi rritur deri në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë për periudhën 2009/10, pothuaj duke e dyfishuar atë. Volumi i përgjithshëm i kësaj ndihme arrin në afro 1 miliard euro. Ndërkohë që përmend edhe numri i bursave të vëna në dispozicion, që në vitin 2009 pothuaj u dyfishua.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›