Ambasadori grek komenton njohjen e Kosovës
Ambasadori grek në Beograd, Dimostenis Stoidis përgënjeshtroi deklaratën e shefit të diplomacisë kosovare se Greqia po ecën drejt njohjes së Kosovës. Unë nuk e kam të qartë burimin e informatës së zotit Hyseni dhe deklaratën e tij të saktë. Qëndrimi i Greqisë rreth kësaj çështje është i njohur, ka theksuar Stoidis për një të përdithsme austriake. Sipas tij, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka shprehur qëndrimin e qeverisë greke lidhur me Kosovën
gjatë vizitës së fundit në Beograd, në fillim të muajit të kaluar. Shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se Greqia dhe shumë vende po ecin drejt rrugës së njohjes së pavarësisë së Kosovës.